KuiKont

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 26 shtator 2026

Këto kushte vlejnë për përdorimin e KuiKont: portalit web, aplikacionit mobil, aplikacionit për kompjuter dhe shtojcës KuiKont Plugin. Shërbimin e ofron ART ZYMERI B.I., Kosovë. Duke e përdorur KuiKont, i pranoni këto kushte.

1. Shërbimi

KuiKont është një mjet kontabiliteti për biznese dhe kontabilistë: fatura, blerje, shpenzime, bankë dhe arkë, paga, libra dhe deklarata tatimore, dhe asistenti KuiKontAI. Funksionet mund të ndryshojnë me kohë. Ato që janë në përdorim nuk i heqim pa njoftim të arsyeshëm.

2. Llogaria

  • Jeni përgjegjës për ruajtjen e kredencialeve dhe për çdo veprim të bërë me llogarinë tuaj.
  • Kontabilisti që hap një biznes në KuiKont garanton se ka pëlqimin e atij biznesi për ta mbajtur kontabilitetin e tij aty.
  • Të dhënat që futni duhet të jenë të sakta. Ne nuk i verifikojmë ato për ju.

3. Të dhënat tuaja

Të dhënat e bizneseve që futni ose ngarkoni mbeten tuajat. Ne i përpunojmë vetëm për të ofruar shërbimin, siç shpjegohet në politikën e privatësisë. Mund t’i eksportoni dhe mund të kërkoni fshirjen e tyre.

4. KuiKont nuk është softuer fiskal

KuiKont nuk shet në arkë, nuk lëshon kupona fiskalë dhe nuk i regjistron shitjet në sistemin fiskal (SEF). Çdo shitje me kupon duhet të fiskalizohet nga pika e shitjes e certifikuar që përdor biznesi, dhe përgjegjësia për këtë mbetet te biznesi dhe te ajo pikë shitjeje. KuiKont vetëm importon eksportin ditor në Excel që ajo prodhon, për ta mbajtur kontabilitetin.

5. KuiKontAI dhe leximi automatik

KuiKontAI dhe leximi automatik i dokumenteve japin propozime, jo këshilla të detyrueshme. Kontrolloni çdo shumë, çdo dokument dhe çdo deklaratë para se ta ruani ose ta dorëzoni. Përgjegjësia për atë që dorëzohet te ATK-ja mbetet te biznesi dhe te kontabilisti i tij.

6. Shtojca dhe portali i ATK-së

KuiKont Plugin plotëson format në portalin e ATK-së vetëm me urdhrin tuaj, dhe dorëzimin e bëni ju. KuiKont nuk lidhet me ATK-në dhe nuk flet në emër të saj.

7. Qasja dhe pagesa

Qasja në KuiKont jepet për periudhën e rënë dakord. Kur periudha mbaron, qasja ndalet, por të dhënat mbeten të paprekura dhe ju presin kur qasja të vazhdohet.

8. Disponueshmëria

Përpiqemi që KuiKont të jetë në punë vazhdimisht dhe i mbajmë kopje rezervë të dhënave çdo natë. Punimet e planifikuara, sa të jetë e mundur, i bëjmë jashtë orarit të punës.

9. Kufizimi i përgjegjësisë

Brenda kufijve që lejon ligji, nuk përgjigjemi për dëme të tërthorta, për humbje fitimi, apo për pasoja nga të dhëna të pasakta që janë futur në KuiKont.

10. Ndërprerja

Mund ta ndërprisni përdorimin në çdo kohë dhe mund të kërkoni fshirjen e llogarisë. Mund ta pezullojmë një llogari që e keqpërdor shërbimin ose që cenon ligjin.

11. Ndryshimet e kushteve

Për ndryshimet e rëndësishme në këto kushte ju njoftojmë në aplikacion ose me email para se të hyjnë në fuqi.

12. Ligji

Për këto kushte zbatohet ligji i Republikës së Kosovës, dhe mosmarrëveshjet i shqyrtojnë gjykatat e Kosovës.

13. Kontakt

Na shkruani në info@atika.solutions.